Aprovohet Manuali i Mbikëqyrjes së Bazuar në Rrezik për Banka

02/10/2015

Konform objektivave dhe detyrave që dalin nga ligji, mision kryesor i BQK-së është stabiliteti financiar, e në  kontekst të mbikëqyrjes së bankave - mbrojtja e depozitarëve. Në funksion të konvergjencës me parimet bashkëkohore të mbikëqyrjes bankare, BQK aprovoi Manualin e Mbikëqyrjes së Bazuar në Rrezik për Banka.


Përkrahur nga Thesari Amerikan dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, ky manual përbën një kornizë konceptuale bashkëkohore lidhur me mbikëqyrjen e bazuar në rrezik duke specifikuar proceset që nga të kuptuarit e institucionit, vlerësimi i rreziqeve, planifikimi dhe përkufizimi i aktiviteteve mbikëqyrëse e deri tek përditësimi i profilit të institucionit.


Me këtë rast duhet të ceket që qasja në fjalë thekson edhe komponentën e bashkëpunimit me akterët relevant si brenda e po ashtu edhe jashtë BQK siç janë autoritetet mbikëqyrëse në ekonomitë amë. Rrjedhimisht, kjo qasje ngërthen në vete një dinamizën dhe proaktivitet të theksuar ndaj sektorit bankar. Manuali specifikon objektivat, procedurat (standarde apo minimale) si dhe shtojcat ku në vazhdim do të përmendim disa nga to, si: profili i rrezikut të bankës, matrica e rrezikut, buxhetimin e ekzaminimeve sa i përket stafit dhe kohës, etj.

Për dokumentin e plotë, shih: Manuali i Mbikëqyrjes së Bazuar në Rrezik për Banka.