20/07/2010
Sot, më 20 korrik 2010, në një koferencë për media Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpalosi Raportin Vjetor të saj për vitin 2009 .Në këtë konferencë lidhur me përmbajtjen e Raportit Vjetor për vitin 2009, si dhe për zhvillimet më të reja të sistemit financiar para medieve prezantuan :Kryetari i Bordit të BQK-së z.Gazmend Luboteni ,guvernatori i BQK-së z. Hashim Rexhepi dhe kryeekonomisti i BQK-së z.Valentin Toçi. Me këtë rast Kryetari i Bordit z. Gazmend Luboteni ka folur për të arriturat dhe sfidat me të cilat është përballur banka brenda vitit kalendarik 2009.Gjithnjë sipas tij edhe përkundër krizës globale financiare , sektori financiar në Kosovë ka përformuar pozitivisht dhe ka qënë i qëndrueshem.
Ndërkaq Guvernatori Rexhepi ka folur për zhvillimet që e kanë përcjellë sistemin financiar në përgjithësi gjatë vitit 2009. Guvernatori Rexhepi tha se edhe industria bankare edhe ajo e sigurimeve në performancat e tyre vjetore kanë shënuar bilance pozitive edhe përkundër vështirësive që këto industri në botë i kanë përcjellë në dy vitet e fundit si pasojë e krizës globale. Gjatë prezentimit të tij para mediave , Guvernatori poashtu ka folur edhe për trendet e zhvillimeve që janë shënuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Sipas treguesve të muajve të parë të këtij viti , që Guvernatori Rexhepi shpalosi para mediave , të gjithë këta tregues flasin se ekonomia e Kosovës, sistemi bankar i saj janë duke afaruar me suksese pozitive .Në këtë rast si rezultate pozitive krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar , sipas Guvernatorit është edhe rritja e shënuar e dërgesave nga njerëzit tanë që punojnë në botën e jashtme . Gjithashtu ka rritje të kredive dhe poashtu rritje të depozitave ,njihërit janë shënuar rezultate pozitive edhe tek investimet kapitale si dhe inkurajime në rritjen e investimeve të huaja direkte etj. Të gjithë këta tregues janë shenja të mira që edhe këtë vit ekonomia e Kosovës të shënojë rritje ekonomike më të lartë se vitin që shkoi. Ndërsa kryeekonomisti i bankës z.Valentin Toçi shpalosi në pika të shkurtëra të gjitha zhvillimet që e kanë karakterizuar ekonominë e vendit gjatë vitit 2009 , sfidat me të cilat është përballur , treguesit pozitiv dhe ata negativ që e kanë karakterizuar vendin në vitin e kaluar. Po ashtu z.Toçi përmendi edhe treguesit më të fundit që flasin për trendet e fazës së parë të këtij viti.
Me këtë rast drejtuesit e BQK-së dhanë shpjegime shtesë në pyetjet e ndryshme të gazetarëve gjatë mbajtjës së kësaj konference.