04/12/2023
Bordi i Bankës Qendrore, në mbledhjen e datës 29 nëntor 2023, miratoi Rregulloren për Strukturën dhe Përdorimin e Identifikuesit Unik të Llogarisë së Pagesës për Transaksionet Kombëtare dhe Ndërkombëtare, e cila do të mundësojë pajisjen me kodin e identifikimit (i njohur si KIO) të llogarive të pagesave edhe për institucionet financiare jobankare të autorizuar nga BQK për ofrimin e shërbimeve të pagesave dhe parave elektronike.
Llogaritë e pagesave që ofrohen nga institucionet financiare jobankare tani do t’i nënshtrohen të njëjtit standardizim dhe rregull të formatit IBAN, i përdorur deri më tani vetëm për llogaritë bankare.
Sipas kësaj rregulloreje do të përcaktohet saktë struktura e IBAN-it (numri ndërkombëtar i llogarisë), BBAN-it (numri bazë i llogarisë) dhe kodit identifikues të ofruesit të shërbimit të pagesave (KIO). Gjithashtu, përcaktohen funksionet dhe detyrimet e BQK-së, si dhe ofruesve të shërbimit të pagesave në relacion me standardin e llogarive të pagesave. Përdorimi i standardit të përcaktuar në këtë rregullore do të krijojë disa përparësi në tregun e pagesave, si:
Këto ndryshime janë pjesë e veprime të Bankës Qendrore në kuadër të Strategjisë së saj, me vizion krijimin e një tregu modern dhe gjithëpërfshirës të pagesave me vlerë të vogël në Kosovë, të mbështetur me infrastrukturë të sigurt dhe efikase të pagesave, si dhe me një gamë të gjerë të instrumenteve dhe shërbimeve të pagesave.
Qëllimi kryesor i kësaj nisme është që t’u ofrohet përdoruesve të pagesave më shumë zgjidhje, në sa më shume vende për kryerjen e transaksioneve, në mënyra më të përshtatshme dhe me kosto efektive, në mbështetje edhe të objektivit të rritjes dhe zgjerimit të përfshirjes financiare në vend. Rregulloren e miratuar mund ta gjeni në linkun në vijim: