Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
04/02/2023
Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ka zgjedhur Bashkim Nurbojën për Kryetar të Bordit të BQK-së.
Z. Nurboja është Profesor Universitar në fushën e ekonomisë, me doktoratë të përfunduar në Universitetin e Lubjanës – Fakulteti Ekonomik. Në punim të doktoratës ka trajtuar industrinë bankare. Z. Nurboja, Magjistraturën e ka përfunduar në Angli në Universitetin "Staffordshire", si dhe studimet për Biznes i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina".
Bashkim Nurboja ka publikuar punime të ndryshme shkencore në revista shkencore në lidhje me industrinë bankare. Po ashtu, ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare me fokus për financa.
Z. Nurboja është Profesor në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka”, si dhe ka qenë pjesë të projekteve të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Z. Nurboja pason kryetarin e deritashëm Flamur Mrasorin, të cilit i ka përfunduar mandati.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara