Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
12/02/2019
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është bërë anëtare e Grupit Punues Ndërkombëtar për Rrezikun Operacional (International Operational Risk Working Goup-IORWG).
Me anëtarësimin në këtë grup punues, BQK-ja do të përfitojë nga pjesëmarrja aktive në ngjarje të ndryshme, nga udhëzimet dhe praktikat më të mira të administrimit të rrezikut operacional që Grupi i zhvillon.
International Operational Risk Working Group është trup ndërkombëtar i dedikuar për avancimin e menaxhimit të rrezikut operacional në industrinë bankare qendrore.
Ky Gurp është bërë një forum i rëndësishëm në industrinë globale të bankave qendrore për inovacionin, hulumtimin, të mësuarit kolektiv dhe shkëmbimin e praktikave të shëndosha dhe të mira.
Grupi Punues Ndërkombëtar për Rrezikun Operacional u krijua në tetor të vitit 2005 me propozim të Bankës së Spanjës, me të cilin u pajtuan edhe shtatëmbëdhjetë bankat qendrore, ndërsa sot Grupi përbëhet nga 95 banka qendrore anëtare.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara