Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
25/09/2018
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Marco Mantovanelli me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në sistemin financiar dhe angazhimin e BQK-së për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit.
Guvernatori z.Mehmeti ka njoftuar z.Mantovanelli rreth rritjes së aktivitetit të sistemit financiar në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, si dhe e ka falënderuar për mbështetjen e pa kursyer që Banka Botërore ia ka dhënë BQK-së në shumë projekte të rëndësishme.
Nga ana tjetër, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Marco Mantovanelli ka falënderuar Guvernatorin z.Mehmeti për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës të vazhdojë të rritet.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara