Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
23/05/2017
Më 17-18 maj 2017, një delegacion i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në përbërje të të cilit ishin edhe z. Fehmi Mehmeti, zëvendësguvernator për mbikëqyrje financiare dhe znj. Shkëndije Himaj, koordinatore për funksione të përgjithshme, ka marrë pjesë në takimet e organizuara nga EFSE (European Fund for SouthEast Europe) në Split të Kroacisë si dhe në konferencën e titulluar.
“Krijimi i mundësive të përfshirjes financiare, nisma start–up dhe sipërmarrja”, ku pjesëmarrës ishin guvernatorë dhe zyrtarë të lartë të bankave qendrore, përfaqësues nga Fondi Evropian për Evropën Juglindore, zyrtar të bankave dhe të institucioneve mikrofinanciare, si dhe përfaqësues të biznesit dhe komunitetit të mediave .
Po ashtu në takimet e organizuara nga EFSE, përpos diskutimeve dhe debateve në Takimin e Grupit të Këshilltarëve (Advisory Group Meeting), në të cilin kanë marrë pjesë edhe guvernatorët dhe zëvendësguvernatorët e vendeve të rajonit është diskutuar edhe për mënyrën e nxitjes së financimit dhe zhvillimit të ndërmarrësisë si dhe temës lidhur me Fintech.
Vlen të theksojmë se pjesë e kësaj konference ishin gjithashtu diskutimet për një shtrirje gjithpërfshirëse të fondit tek bizneset e vogla me synim krijimin e vendeve të punës, si dhe ndikimin në rritjen ekonomike të vendeve të rajonit.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara