BQK-ja vazhdon zgjerimin e Programit të Edukimit të Publikut

01/12/2015

Në kuadër të Programit të Edukimit Financiar të BQK-së, Guvernatori Bedri Hamza ka pritur sot në një takim studentë të Departamentit të Gazetarisë përkatësisht studentët e drejtimit master për gazetari nga Fakulteti Filologjik i Universitetit Publik Hasan Prishtina. Vizita e studentëve u realizua në vazhdën e aktiviteteve që Banka Qendrore e Kosovës zhvillon me institucionet arsimore të Kosovës e që ka për qëllim zhvillimin e Programit të Edukimit Financiar.

Me këtë rast Guvernatori Hamza para studentëve ka elaboruar rolin dhe funksionet e shtyllave të strukturës organizative të BQK-së, duke i njohur studentët për fushëveprimin e departamenteve përkatëse në kuadër të strukturës së BQK-së.
Ndërkaq në vijim ai po ashtu ka folur edhe për rolin e Bankës Qendrore në ruajtjen e stabilitetit financiar në Kosovë. Guvernatori po ashtu ka bërë një prezentim me të dhënat dhe treguesit dhe performancën e sistemit bankar ndër vite në Kosovë. Gjatë kësaj ligjerate të organizuar studentët në mënyrë aktive morën pjesë në bashkëbisedim duke shtruar pyetje nga fusha e sistemit Financiar.Si rrjedhojë debati u tregua frytëdhënës për studentët dhe për BQK-në e cila do të vazhdojë me ngritjen e nivelit të Programit të edukimit financiar të publikut edhe në vijim .Për pritjën studentëve në BQK të ka falenderuar prof.Dr. Naser Miftari profesor i lëndës e Drejta Ekonomike. Ndërsa në fund Guvernatori duke i falëndëruar për praninë e tyre në këtë ligjëratë, i premtoi prof.Miftarit se BQK mbetet institucion i hapur dhe i gatshëm që të jetë në funksion të ngritjës së njohurive për BQK-në,qoftë përmes ligjeratave apo marrjës pjesë aktive në programet e edukimit të publikut në vitet në vijim.