15/09/2011
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në partneritet me Korporacionin Financiar Ndërkombëtar (IFC) zhvilloi seminarin njëditor mbi ‘Qeverisjen Korporative (QK) për Institucionet Financiare në Kosovë’. Në seminar morën pjesë përfaqësues të BQK-së , bankave komerciale , kompanive të sigurimeve , Trustit pensional të Kosovës , institucioneve mikro-financiare , atyre jo-bankare , përfaqësuesi i zyrës së FMN-së në Prishtinë, etj.
Paneli drejtues i këtij seminari ishte në përbërje : Gani Gërguri, Guvernator i BQK-së, znj. Merima Zupçeviç, zevëndësdrejtoreshë në IFC e Projektit mbi qeverisjen korporative për Evropën juglindore si dhe z.Oliver Orton , projekt menaxher në IFC i Projektit mbi qeverisjen korporative për Evropën juglindore.
Në fjalën e tij hyrëse, Guvernatori Gërguri falënderoi për pjesëmarrje dhe përfaqësim kaq të gjerë të sektorit financiar në këtë seminar dhe, midis tjerash, nënvizoi se “ tregu dhe institucionet financiare të Kosovës kanë filluar nga zeroja dhe tashmë kanë marrë ritmin drejt një shkalle më të lartë të zhvillimit , kështuqe ngritja e qeverisjes koroporative ka qenë dhe mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për pjesëmarrësit në treg ,por njësoj edhe për BQK-në si licencues, rregullator dhe mbikëqyrës i institucioneve financiare”. Sipas Guvernatorit Gërguri, “sektori financiar i Kosovës arriti të lundrojë pa telashe nëpër valët e krizës së fundit financiare. Sidoqoftë ne duhet ta shfrytëzojmë ketë momentum në vazhdimin e ndërtimit të një ambienti edhe më të qëndrueshëm dhe më stabil , shtyllë e të cilit janë padyshim parimet dhe standartet më të mira të qeverisjes koroporative”.
Për fjalën hyrëse të Guvernatorit Gërguri kliko në :Fjala e Guvernatorit në Seminarin mbi Qeverisjen Korporative për Institucionet Financiare në Kosovë.
Në vazhdim, z.Oliver Orton në prezantimin e tij me temën :”Projekti i IFC për Qeverisje Korporative në Kosovë”, nxiti debat aktiv para pjesëmarrësve të këtij seminari duke portretizuar aspektet esenciale të qeverisjes korporative.
Më shumë rreth këtij prezantimi kliko në: Projekti i IFC-së për qeverisjën korporative në Kosovë.
Prezantuesja e fundit, znj. Merima Zupçeviç elaboroi mbi praktikat më të mira të qeverisjes korporative. Për më shumë rreth këtij prezantimi kliko në: Projekti i IFC-së për qeverisjën korporative në Kosovë.
Përndryshe, seminari u përcoll edhe me sesion të pyetje/përgjigje të cilat flasin për interesimin e madh të pjesëmarrësve për këtë problematikë.