Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
08/11/2010
Ushtruesi i detyrës së Guvernatorit, z.Gani Gërguri mori pjesë në konferencën e pestë dyvjetore për menaxhim të rrezikut dhe mbikëqyrje financiare, organizuar nga Instituti për Stabilitet Financiar i Bankës për Marrëveshje Ndërkombëtare (anglisht: Bank for International Settlements – BIS), prej 3-4 nëntor 2010, në Bazel, Zvicër.
Gjatë kësaj konference dyditore, ekspertë me renome ndërkombëtare nga industria financiare prezantuan aspektet më të reja ndërlidhur me sfidat në menaxhimin e rrezikut në industrinë financiare, pastaj zhvillimet e fundit në fushën e mbikëqyrjes dhe të rregullimit financiar si dhe masat më të reja për fuqizimin e stabilitetit financiar. Në kontekst të takimeve rreth fuqizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në mbikëqyrje financiare, vlen të theksohet takimi që z.Gërguri e pati me z. Jochen Sanio, President i Autoritetit Federal për Mbikëqyrje Financiare të Gjermanisë (BaFin).
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara