BQK publikoi statistikat për sektorin financiar për muajin nëntor 2014 dhe sektorin e jashtëm për tremujorin e tretë të vitit 2014

31/12/2014

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës publikoi statistikat e sektorit financiar me të dhënat për muajin nëntor 2014, si dhe statistikat e sektorit të jashtëm me të dhënat për tremujorin e tretë 2014. Të dhënat janë publikuar në kuadër të Serive Kohore në faqen e internetit të BQK-së, sipas kalendarit të publikimeve t+25 për sektorin financiar dhe t+90 për sektorin e jashtëm.
 
Statistikat e sektorit financiarë ndër të tjera përfshijnë pasqyrat e korporatave financiare, bilancin e gjendjes së BQK-së, bilancin e gjendjes dhe bilancin e suksesit të bankave komerciale, vlerën e kredive dhe depozitave, normat e interesit për kredi dhe depozita, pasqyrat financiare të korporatave të tjera financiare, etj. Statistikat e sektorit të jashtëm përfshijnë statistikat e bilancit të pagesave, pozicionit të investimeve ndërkombëtare, statistikat e borxhit të jashtëm të Kosovës, remitencat, investimet e huaja direkte, investimet në letra me vlerë jashtë vendi, etj.
 
Statistikat e sektorit të jashtëm janë të publikuara sipas metodologjisë së re të rekomanduar me manualin Bilanci i Pagesave  dhe Pozicionit i Investimeve Ndërkombëtare (BPM6), botimi i gjashtë, i Fondit Monetar Ndërkombëtar. 
 
Të dhënat e publikuara janë në përputhje me standardet statistikore ndërkombëtare dhe ofrojnë një shkallë të lartë të krahasueshmërisë me ato të vendeve tjera. Këto informata njëkohësisht publikohen edhe në FMN në kuadër të publikimit “Statistikat Financiare Ndërkombëtare” (anglisht: International Financial Statistics – IFS) dhe në Bankë Botërore në kuadër të publikimit “Statistikave Tremujore të Borxhit të Jashtëm” (anglisht: Quarterly External Debt Statistics – QEDS).
 
Më poshtë është dhënë një pasqyrë e përmbledhur, që karakterizon statistikat e sektorit financiar për muajin nëntor 2014 dhe statistikat e sektorit të jashtëm për tremujorin e tretë 2014. Në fund është paraqitur edhe një shtojcë statistikore lidhur me komponentët kryesorë të statistikave të sektorit financiar dhe sektorit të jashtëm. Për më shumë klikoni këtu.