BQK publikoi statistikat për sektorin financiar për muajin maj 2014 dhe sektorin e jashtëm për tremujorin e parë të vitit 2014

30/06/2014

Kumtesë për shtyp
30 qershor 2014
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës publikoi statistikat e sektorit financiar me të dhënat për muajin maj 2014, si dhe statistikat e sektorit të jashtëm me të dhënat për tremujorin e parë 2014. Të dhënat janë publikuar në kuadër të Serive Kohore në faqen e internetit të BQK-së sipas kalendarit të publikimeve t+25 për sektorin financiar dhe t+90 për sektorin e jashtëm.
Statistikat financiare ndër të tjera përfshijnë pasqyrat e korporatave financiare, bilancin e gjendjes së BQK-së, bilancin e gjendjes dhe bilancin e suksesit të bankave komerciale, vlerën e kredive dhe depozitave, normat e interesit për kredi dhe depozita, pasqyrat financiare të korporatave tjera financiare, etj. Statistikat e sektorit të jashtëm përfshijnë statistikat e bilancit të pagesave, pozicionit të investimeve ndërkombëtare si dhe statistikat e borxhit të jashtëm të Kosovës.
Për më shumë, të dhënat e publikuara janë konform standardeve statistikore ndërkombëtare me një shkallë të lartë të krahasueshmërisë. Këto informata njëkohësisht publikohen në FMN në publikimin “Statistikat Financiare Ndërkombëtare” (anglisht: International Financial Statistics – IFS) dhe në Bankë Botërore (anglisht: Quarterly External Debt Statistics – QEDS).
BQK njofton të gjithë se që nga shtatori 2014, statistikat e bilancit të pagesave dhe pozicionit të investimeve ndërkombëtare do të publikohen sipas metodologjisë së re, të rekomanduar me Manualin e Ri për Bilancin e Pagesave dhe Pozicionin e Investimeve Ndërkombëtare (BPM6). Publikimi bëhet njëkohësisht me vendet anëtare të Bashkimit Europian, të cilat kanë marrë vendim që statistikat e bilancit të pagesave dhe pozicionit të investimeve ndërkombëtare të publikohen sipas kësaj metodologjie. BQK-ja paraprakisht do të publikojë informatat e nevojshme lidhur me kalimin në metodologjinë e re.
Më poshtë është dhënë një pasqyrë e përmbledhur, që karakterizon statistikat e sektorit financiar për muajin maj 2014 dhe statistikat e sektorit të jashtëm për tremujorin e parë 2014. Në fund është paraqitur edhe një shtojcë statistikore lidhur me komponentët kryesorë të statistikave të sektorit financiar dhe sektorit të jashtëm.Për më shumë klikoni këtu.