31/03/2014
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës publikoi statistikat e sektorit financiar me të dhënat për muajin shkurt 2014, si dhe statistikat e sektorit të jashtëm me të dhënat për tremujorin e katërt 2013. Të dhënat janë publikuar në kuadër të Serive Kohore në faqen e internetit të BQK-së sipas kalendarit të publikimeve t+25 për sektorin financiar dhe t+90 për sektorin e jashtëm.
Statistikat financiare ndër të tjera përfshijnë pasqyrat e korporatave financiare, bilancin e gjendjes së BQK-së, bilancin e gjendjes dhe bilancin e suksesit të bankave komerciale, vlerën e kredive dhe depozitave, normat e interesit për kredi dhe depozita, pasqyrat financiare të korporatave tjera financiare, etj. Statistikat e sektorit të jashtëm përfshijnë statistikat e bilancit të pagesave, pozicionit të investimeve ndërkombëtare si dhe statistikat e borxhit të jashtëm të Kosovës.
Për më shumë, të dhënat e publikuara janë konform standardeve statistikore ndërkombëtare me një shkallë të lartë të krahasueshmërisë. Këto informata njëkohësisht publikohen në FMN në publikimin “Statistikat Financiare Ndërkombëtare” (anglisht: International Financial Statistics – IFS) dhe në Bankë Botërore (anglisht: Quarterly External Debt Statistics – QEDS).
Më poshtë është dhënë një pasqyrë e përmbledhur që karakterizon statistikat e sektorit financiar për muajin shkurt 2014 dhe statistikat e sektorit të jashtëm për tremujorin e katërt 2013. Në fund është paraqitur edhe një shtojcë statistikore lidhur me komponentët kryesor të statistikave të sektorit financiar dhe sektorit të jashtëm. Për më shumë kliko këtu