BQK, Shoqata e Bankave të Kosovës dhe Muzeu Kombëtar shënojnë Javën Ndërkombëtare Parasë

26/03/2017

Java Ndërkombëtare e Parasë 2017- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ne bashkëpunim me Muzeun e Kosovës dhe Shoqatën e Bankave të Kosovë organizon këto aktivitete për të shënuar Javën Ndërkombëtare të Parasë.
Aktivitetet:
27/28 mars 2017- Aktivitete për fëmijë në Muzeun e Kosovës
• Ligjëratë e shkurtër mbi historinë e parasë dhe vlerat e sajë në kohë;
• Punimet e fëmijëve me glinë;
• Ekspozita e numizmatikës dhe fotografive të parasë;
• Gjurmime për gjetjen e monedhave antike;
• Demonstrimi i tregtisë.

29 mars 2017- Ligjëratë/ Bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Prizrenit mbi ankandin e letrave me vlerë;
30 mars 2017- Ligjëratë/ Bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Prishtinës;
31 mars 2017 – Ligjëratë/ Bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Pejës.