Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
16/03/2020
BQK-ja është duke vërejtur se po shpërndahen lajme të rrejshme sa i përket funksionimit të sektorit bankar në vend.
Duke marrë për bazë këto lajme të rrejshme, BQK-ja ju informon se sektori bankar është mirë i kapitalizuar dhe shumë likuid, si dhe në të njëjtën kohë është duke funksionuar normalisht dhe do të vazhdojë të funksionojë sado që të zgjasë emergjenca shëndetësore.
Njëkohësisht, BQK-ja ju bën thirrje qytetarëve dhe mediave të mos bien pre e këtyre thirrjeve dhe lajmeve të rrejshme.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara