CEREMONIA E HAPJES ZYRTARE TË AKTIVITETEVE TË TEB SH.A. NË KOSOVË

21/03/2008

Më datën 20 Mars, 2008 TEB Sh.A. organizoj ceremoni të hapjes lidhur më lëshimin zyrtar të aktiviteteve të saj në Kosovë. Më këtë rast, Z. Alp Yilmaz, Drejtori i Përgjithshëm i TEB Sh.A. dhe Z. Patrick René Pitton, Kryesues i Bordit më këtë rast bënë hapjen e ceremonisë respektivisht mbajtën fjalim.

Gjatë kësaj ceremonie , z. Svetchine, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Qendror Bankar te Kosovës në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve theksoi se “këto hapje tregojnë që sektori financiar në Kosovë është atraktiv. Kjo gjithashtu tregon që sipërmarrësit dhe ekonomitë shtëpiake mund të përfitojnë nga shërbimet adekuate financiare. Në këtë pikëpamje, hapja e TEB-it në Prishtinë është hap i ri i integrimit të Kosovës në vendet Ballkanike dhe në rajon. Siç e dini, TEB-i është shoqëri aksionare e një Grupi të suksesshëm nga Turqia dhe një banke të madhe Franceze”. Për fund, Z. Svetchine i dëshiroj TEB Sh.A. në Kosovë të gjitha të mirat dhe e përgëzoi Grupin dhe aksionarët për këtë iniciativë.