29/03/2018
Përmes një letre dërguar Guvernatorit Fehmi Mehmeti, Znj. Christine Lagarde, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN-së), ka thënë “Jam e bindur se nën udhëheqjen tuaj, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, do të vazhdojë të ketë progres në forcimin e stabilitetit të sektorit financiar, thellimin e ndërmjetësimit financiar dhe adresimin e sfidave të reja kur ato shfaqen”.
Urimi i plotë i znj. Christine Lagard për z. Fehmi Mehmeti:
I nderuar Guvernator,
Dëshiroj t'ju uroj për emërimin tuaj si Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Duke pasur parasysh përvojën tuaj si Zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe në institucionet qeveritare të Kosovës, jam e bindur se nën udhëheqjen tuaj, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, do të vazhdojë të ketë progres në forcimin e stabilitetit të sektorit financiar, thellimin e ndërmjetësimit financiar dhe adresimin e sfidave të reja kur ato shfaqen.
Së bashku me menaxhmentin dhe kolegët e mi, e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e afërt
midis dy institucioneve tona, dhe presim me padurim të vazhdojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme nën udhëheqjen tuaj.
Christine Lagarde
Drejtoreshë Ekzekutive
Fondit Monetar Ndërkombëtar