Delegacioni i BQK-së takoi Drejtoret Ekzekutiv të Konstituencës së Bankës Botërore z. Demircan dhe znj. Francken

24/10/2024

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili së bashku me anëtarin joekzekutiv të Bordit z.Kryeziu zhvilloi takim përshëndetës me rastin e përfundimit të mandatit Drejtorin Ekzekutiv të Konstituencës së Bankës Botërore, z. Hayrettin Demircan, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tij.

Gjithashtu, uruan për detyrën e re Drejtoreshën e re Ekzekutive znj. Nathalie Francken, e cila do të udhëheq me konsituencën e Bankës Botërore ku bën pjesë edhe Republika e Kosovës.

Palët u zotuan për të vazhduar bashkëpunimin konstruktiv në të gjitha fushat relevante, ndërsa u sigurua për vazhdimësinë e proceseve në mënyrë efikase brenda shteteve pjesëmarrëse të konstituencës sonë.

Takimi u organizua kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C.