Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
24/10/2024
Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë u takua me Drejtoreshën e Përgjithshme të Stabilitetit Financiar dhe Operacioneve të Bankës së Francës, znj. Emmanuelle Assouan, njëherësh Kryesuese e Qendrës për Ndryshime Klimatike.
Përfaqësuesit e BQK-së gjatë këtij takimi diskutuan mbi zhvillimet e sistemit financiar të vendit, menaxhimin e rezervave dhe operacioneve në tregun e parasë. Gjithashtu, u diskutua mundësia e rritjes së bashkëpunimit në instrumente specifike të menaxhimit të rezervave dhe likuiditetit, përfshirë investimet në portofolio të financave të qëndrueshme.
Palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërmjet BQK-së dhe Bankës së Francës dhe zgjerojnë atë ne fusha të interesit dhe ndikimit.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington D.C., delegacioni i BQK-së do vazhdojnë me takime bilaterale me bankat qendrore partnere.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara