Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
30/05/2018
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti gjatë vizitës në Frankfurt të Gjermanisë, ka takuar Zëvendëspresidentin dhe njëherit anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, Dr. Johannes Beermann.
Në takimin e zhvilluar, Guvernatori Mehmeti e informoi Zëvendëspresidentin e Deutsche Bundesbank-ës, Beermann, me zhvillimet e fundit në ekonominë dhe sistemin financiar në Republikën e Kosovës.
Guvernatori Mehmeti gjithashtu shprehu falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që Deutsche Bundesbank dhe Qeveria e Gjermanisë i kanë dhënë BQK-së dhe Republikës së Kosovës, në përgjithësi, me shpresën se ky bashkëpunim dhe përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmën.
Dr. Johannes Beermann uroi Guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen në pozitën e Guvernatorit të BQK-së duke shprehur kënaqësinë lidhur me shëndetin financiar në Kosovë dhe e siguroi atë për përkrahje, dhe bashkëpunim të mëtejmë mes të dyja autoriteteve.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara