Emërimi i z. Hashim Rexhepi Drejtor i Përgjithshëm i AQBK-së

28/03/2008

Më 27 Mars, 2008 Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Z. Joachim Rucker emëroi Z. Rexhepi Drejtor të Përgjithshëm të Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës me mandat pesëvjeçar.  

Ky emërim erdhi pas emërimit të Z. Rexhepi  nga ana e Qeverisë në mbledhjen e mbajtur më 27 Shkurt, 2008 dhe pas aprovimit të këtij emërimi nga Kuvendi më 14 Mars, 2008. Ky emërim është në pajtim me kriteret e Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2006/47 (neni 18.2(a))

Para këtij emërimi, Z. Rexhepi ka pasur në AQBK pozitën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm për Mbikëqyrje Financiare, Zyrtarit të Lartë për Mbikëqyrje dhe Drejtorit për Mbikëqyrje të Sigurimeve.

Sa i përket Michel Svetchine, ai do të kthehet në Banque de France pas tri viteve dhe tre muajve si Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës  (BPK) dhe pastaj i AQBK-së. 

Me rastin e ceremonisë së dorëzimit të detyrës, e cila u mbajt më 27 Mars 2008, Bordi Drejtues,  Menaxhmenti dhe personeli i AQBK-së, shprehën mirënjohjen e tyre ndaj Z. Svetchine për të arriturat gjatë mandatit të tij.
Emërimi i Z. Rexhepi në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të AQBK-së kompleton procesin e Kosovarizimit të këtij Institucioni.