13/12/2013
Pas më shumë se 10 vite të futjes në qarkullim të kartëmonedhave dhe monedhave euro, Eurosistemi në vitin 2013 ka filluar të lëshojë në qarkullim serinë e dytë e kartëmonedhave euro, e njohur si seria Europa. Kjo seri do të përmbajë një portret të Europa-s, një figurë e mitologjisë greke nga rrjedh edhe origjina e emrit të kontinentit tonë.
Kartëmonedha e re në vlerë prej 5€ është futur në qarkullim më 2 maj 2013, e cila është modifikuar pak për të akomoduar dhe inkorporuar tiparet e avancuara të sigurisë.
Dizajni i plotë i kartëmonedhës së re në vlerë prej 10€ do të zbulohet në një ngjarje, që do të mbahet më 13 janar 2014 kur edhe do të kumtohet data e saktë e lëshimit në qarkullim të kësaj serie. Imazhet e dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 10€ nuk do të vihen në dispozicion të mediave dhe të publikut deri në atë datë.
Datat kyçe
26 nëntor 2013: BQE paralajmëron futjen e serisë së re të kartëmonedhave në vlerë prej 10€.
13 janar 2014: Zbulimi i dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 10€
2014: Kartëmonedha e re në vlerë prej 10€ do të lëshohet në qarkullim gjatë vitit 2014 në të gjithë zonën e euros (data e saktë do të komunikohet më 13 janar 2014).
Për më shumë informata ju lutem të i referoheni faqes zyrtare të BQE-se www.ecb.int dhe faqes zyrtare që ka të bëjë me serinë e re të kartëmonedhave http://www.new-euro-banknotes.eu