Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
19/01/2022
Gjykata Supreme refuzon si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, të paditësit - propozuesit, Shoqëria “Fitorja”, Sh.P.K., e përfaqësuar nga Naser Maloku-Menaxher dhe aksionar i vetëm i Kompanisë së Sigurimeve, ’’Kosova e Re”, Sh.A., të ushtruar kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, AA nr. 998/2021, të datës 16.11.2021.
Me aktvendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, AA nr. 998/2021, të datës 16.11.2021 është aprovuar ankesa e BQK-së dhe është refuzuar kërkesa e propozueses, Shoqëria “Fitorja”,Sh.P.K., e përfaqësuar nga Naser Maloku-Menaxher dhe aksionar i vetëm i Kompanisë së Sigurimeve, ’’Kosova e Re”, Sh.A., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të të paditurës Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, me seli në Prishtinë me nr. 70-24/2021, të datës 24.09.2021.
Sipas vlerësimit të kësaj Gjykate aktvendimi i goditur i Gjykatës së Apelit është i qartë, i kuptueshëm dhe i arsyetuar mjaftueshëm për të gjitha faktet vendimore që kanë rezultuar me marrjen e tij, duke u bazuar edhe në dispozitat ligjore të Ligjit për BQK, të cilat rregullojnë ndalimin e shqiptimit dhe ekzekutimit të ndonjë mase, para se të nxjerrët vendimi përfundimtar gjyqësor në çdo veprim ligjor të parashtruar para gjykatave të Republikës së Kosovës.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara