Guvernatori Gërguri ka pritur Drejtorin e BERZh-it për Ballkanin Perëndimor

04/04/2012


Guvernatori Gërguri ka pritur një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), i kryesuar  nga z.Henry Russell, drejtor në BERZh për Ballkanin Perëndimor.
Guvernatori Gërguri duke falenderuar BERZh-in për mbështetje të deritashme në sektorë të ndryshëm të ekonomisës, me theks të veçantë në sektorin financiar të Kosovës, ka nënvizuar nevojën dhe rëndësinë për anëtarësim sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në këtë institucion financiar.
 Delegacioni i BERZh-it, krahas projekteve ekzistuese ka paralajmëruar angazhim të ri të këtij institucioni në projekte që ndërlidhen me energjinë efiçiente si dhe projekte të financimit afatgjatë me fokus në tregun hipotekar.