Guvernatori Gërguri ka pritur përfaqësues të lartë të Bankës Botërore

10/11/2011

Guvernatori Gërguri ka pritur sot në takim zonjën Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Evropën Juglindore dhe zotëri Jan-Peter Olters, drejtor i zyrës së Bankës Botërore për Republikën e Kosovës.
Guvernatori Gërguri fillimisht ka falenderuar përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen e fuqishme të saj në zhvillimin e deritashëm të BQK-së, të sektorit financiar dhe të sektorëve dhe institucioneve tjera në vendin tonë. Në veçanti, Guvernatori Gërguri ka nënvizuar rëndësinë e projekteve që përmes kredisë së volitshme të Bankës Botërore pritet të zhvillohet në interes të vendit tonë si projekti mbi sistemin e pagesave, sigurimin e depozitave, vazhdimësinë e punës dhe atë të fuqizimit të infrastrukturës së tregut të sektorit financiar.
Krahas theksimit të partneritetit kompetent që po e demonstron BQK-ja në të gjitha projektet me Bankën Botërore, zonja Armitage ka nënvizuar përkushtimin e Bankës Botërore në mbështetjen e mëtejme të BQK-së dhe sektorit financiar të Kosovës.