Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
06/07/2011
Më 6 korrik 2011, Guvernatori Gërguri prezantoi Raportin Vjetor të BQK-së për vitin 2010, para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Guvernatori Gërguri, në prezantimin e tij, theks të veçantë u kushtoi zhvillimeve në sektorin financiar si dhe aktiviteteve të BQK-së në vitin 2010, ndërsa elaboroi edhe rreth zhvillimeve në sektorin real dhe atë të jashtëm të ekonomisë së vendit tonë. Njëkohësisht, Guvernatori Gërguri prezantoi edhe pikëpamjet e BQK-së mbi zhvillimet makroekonomike në vitin 2011 përfshirë këtu edhe pikëpamjet mbi prioritetet e BQK-së në vitin 2011 si dhe u përgjigj në pyetjet dhe komentet e shtruara nga ana e anëtarëve të Komisionit të lartcekur.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara