Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
24/04/2017
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Bedri Hamza dhe delegacioni nga Kosova kanë përfunduar pjesëmarrjen në takimet e rregullta të Sesionit Pranveror të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat u zhvilluan në Uashington DC nga data 17-23 prill. Guvernatori, përveç pjesëmarrjes në sesionet plenare të FMN-së dhe të BB-së, ka arritur marrëveshje me Bankën për Rezervë Federale të New York-ut për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. Gjithashtu, të rëndësisë së veçantë konsiderohen takimet e realizuara me zyrtarë të lartë të Thesarit Amerikan, homologë të bankave qendrore, si dhe takimet e konstituncës për Kosovën. Vizita e Guvernatorit përfundoi me takimet qendrore përmbyllëse në të cilat morën pjesë guvernatorët dhe ministrat pjesëmarrës të Evropës Qendrore, Lindore dhe të Evropës Juglindore, si dhe takimin përmbyllës të Sesionit Plenar të FMN-së.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara