Guvernatori Hamza do të marrë pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore

15/04/2015

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës z. Bedri Hamza do të marrë pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat do të zhvillohen në Uashington D.C. nga datat 15-20 prill. Përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të FMN-së dhe Bankës Botërore, Guvernatori Hamza do të marrë pjesë edhe në mbledhjet e konstituencës për Evropën Qendrore dhe Lindore në FMN dhe të konstituencave përkatëse në FMN dhe Bankën Botërore. Guvernatori konform agjendës së tij do të takohet edhe me zyrtarë të lartë të këtyre institucioneve të rëndësishme financiare. Guvernatori z.Bedri Hamza do të zhvillojë po ashtu takime me zyrtarë të Departamentit të Thesarit Amerikan dhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, homologë të bankave nga vende të ndryshme, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare. Këto janë takimet e rregullta vjetore të sesionit pranveror të FMN-së dhe Bankës Botërore. Kosova përfaqësohet përmes Guvernatorit Hamza dhe Ministrit të Financave z.Hoti në këto takime me të drejta të barabarta si çdo shtet tjetër Anëtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.