Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
11/04/2013
Prishtinë, 11 prill 2013
Drejtoresha e misionit të USAID-së për Kosovë, znj.Maureen A. Shauket ka vizituar sot Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, më ç’rast u prit nga Guvernatori i BQK-së z. Bedri Hamza.
Guvernatori Hamza ka falënderuar delegacionin e USAID-së të kryesuar nga znj. Shauket për vizitën dhe kontributin e çmuar dhënë zhvillimit të BQK-së si në aspektin e infrastrukturës ashtu edhe të zhvillimit profesional të stafit si dhe sektorit financiar dhe institucioneve tjera të vendit tonë.
Në vazhdim, Guvernatori Hamza ka shprehur gatishmerinë e BQK-së për të nisur me projekte të reja në fusha të ndryshme në kuadër të BQK-së për të cilat USAID-i mund të të kontribuoi.
Krahas projekteve të deritanishme, znj. Shauket përseriti gatishmerinë e USAID-së për mbështetje të BQK-së dhe sektorit financiar të Kosovës, si dhe në veçanti u zotua për mbështetjen e grupeve dhe sektorëve më pak të përfshira në shërbime financiare, si p.sh. gratë dhe minoritetet.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara