Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
25/04/2016
Shefja e Zyrës së BERZH-it për Kosovë, znj. Elena Petrovska është pritur në një takim nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Z.Bedri Hamza.
Fillimisht Guvernatori Hamza ka njoftuar znj. Petrovska për angazhimet aktuale të BQK-së, si dhe për sektorin financiar dhe zhvillimet e fundit në këtë sektor, duke shtuar se sektori vazhdon të ketë një qëndrueshmëri të lartë dhe operon në pajtim të plotë me rregullativën, ligjet dhe rregulloret në fuqi. Lidhur me përformancën e mirë të këtij sistemi gjithnjë sipas Guvernatorit, një rol pozitiv për këto rezultate pozitive të kësaj përformance ka BERZH-i me praninë e tij në formën e pjesëmarrjes së kapitalit në disa nga bankat e Kosovës. Ndërsa znj. Petrovska, përfaqësuese Rezidente e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë ka falënderuar më këtë rast Guvernatorin për pritjen, si dhe shprehu përkushtimin për të vazhduar me ofrimin e ndihmës në formën e projekteve që do të jenë në shërbim të zhvillimit të Kosovës. Ajo i ofroi mbështetje të plotë Guvernatorit për projektet me theks të veçantë në sektorin financiar të Kosovës ku përfshihet edhe BQK-ja.
Në fund të dy bashkëbiseduesit shprehën përkushtimin e tyre për të vazhduar dhe zhvilluar më tej format e bashkëpunimit institucional në mes të BQK-së dhe BERZH-it.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara