12/09/2014
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Bedri Hamza ka pritur në një takim z.Boshtjan Jazbec Guvernator i Bankës së Sllovenis&amamp;euml; . Më këtë rast të dy guvernatorët kanë shkëmbyerë informacione lidhur më zhvillimet në përgjithësi në sektorët financiar të të dyja vendeve.
Guvernatori Hamza, ka falënderuar z.Jazbec për ndihmën e tij që ka ofruar si ekpert për plotë katër vite në BQK , duke theksuar se është meritor për të arriturat e Bankës Qendrore.
Guvernatori Hamza poashtu ka e vlerësuar kontributin e deritashëm të Bankës së Sllovenisë, dhënë BQK-së dhe njëherësh ka shpalosur fushat me interes për bashkëpunim midis të dyja institucioneve, me fokus të veçantë në fushën e avancimit të kornizës ligjore të sektorit financiar dhe procesin e integrimit evropian.
Më këtë rast u vlerësua poashtu edhe bashkëpunimi në mes të dy institucioneve , ku BQK-së nga ana e Bankës sllovene është duke i’u ofruar bashkëpunim në ndërtimin e kapaciteteve në frymën e praktikave më bashkëkohore.
Gjatë këtij takimi z.Jazbec ka falënderuar guvernatorin Hamza për ftesën e pjesëmarrjes në konferencë duke premtuar se bashkëpunimi profesional me BQK-në edhe në të ardhmën do të jetë efikas, dhe duke rikonfirmuar gatishmërinë e institucionit që drejton, për mbështetje të mëtejmë dhe për bashkëpunim të ngushtë me BQK-në në adresimin e çështjeve të cilat konsiderohen me interes të përbashkët. Të dy guvernatorët morën pjesë dhe ishin , folës në Konferencën “Perspektiva Ekonomike e Evropës Juglindore në periudhën e pas krizës, organizuar nga BQK-ja në bashkëpunim me Universitetin e Lubjanës .