12/10/2013
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës z. Bedri Hamza po merr pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat janë duke u zhvilluar në Washington D.C. Krahas pjesëmarrrjes në sesionin plenar të FMN-së dhe Bankës Botërore, Guvernatori Hamza ka marrë pjesë edhe në mbledhjet e konstituencave përkatëse në FMN dhe Bankën Botërore, si dhe është takuar me drejtorin ekzekutiv të konstituencës për Evropen Qendrore dhe Lindore në FMN, z. Johan Prader, pastaj me zëvendësdrejtoreshën e FMN-së, znj.Nemat Shafik, me ushtruesën e detyrës së zëvendëspresidentes së Bankës Botërore, znj. Laura Tuck si dhe me përfaqësues të Departamentit të Thesarit Amerikan dhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan. Gjithashtu, Guvernatori Hamza ka zhvilluar takime bilaterale me guvernatorë të bankave qendrore të regjionit dhe më gjerë. Gjatë këtyre takimeve me përfaqësues dhe zyrtarë të lartë përkatës janë vlerësuar pozitivisht zhvillimet ekonomike dhe të sektorit financiar në Kosovë. Gjithashtu, gjatë këtyre takimeve Guvernatori Hamza ka marrë mbështetje të këtyre institucioneve për realizimin e projekteve në proces dhe projekteve të reja në të ardhmen të cilat do t’i kontribuojnë drejtpërdrejt zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit financiar në Republikën e Kosovës.