Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës po merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore

20/04/2017

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Bedri Hamza po merr pjesë në takimet e rregullta të sesionit pranveror të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore të cilat po zhvillohen në Uashington DC .

Gjatë qëndrimit në takimet pranverore të FMN-së dhe të BB-së ,Guvernatori Hamza së bashku me Ministrin e Financave z.Avdullah Hoti, u takuan me udhëheqësin e Misionin të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën z.Jacques Miniane, me c’rast u diskutua për progresin e arritur në zbatimin e programit që ka Kosova me FMN, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për të përmbyllur këtë program me sukses.
Me këtë rast z.Miniane përgëzoi delegacionin kosovar për angazhimin e tyre në zbatimin me sukses të plotë të programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar duke mundësuar përmbylljen me sukses të rishikimit të dytë dhe të tretë të këtij programit. Gjithashtu, në takim u diskutuan hapat që duhen të ndërmerren nga institucionet e Kosovës për rishikimin e fundit dhe për përmbylljen me sukses të programit.
Në ditët në vijim, përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të FMN-së dhe Bankës Botërore, Guvernatori Hamza pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Thesarit Amerikan, FMN-së, Bankës Botërore dhe me homologë nga bankat qendrore të shteteve të ndryshme. Guvernatori Hamza është i shoqëruar nga zëvendësguvernatori i BQK-së për operacione bankare z. Lulzim Ismajli.