Guvernatori i Bankës Qendrore të Luksemburgut z. Yves Mersch, qëndroi për vizitë në BQK-së

17/06/2009

Guvernatori i Bankës Qendrore të Luksemburgut z. Yves Mersch është pritur nga z. Hashim Rexhepi guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe bashkëpunëtorët e tij . Gjatë këtij takimi të dy guvernatorët janë pajtuar për një bashkëpunim të ndërsjellë, në mes të dy bankave në fusha të ndryshme.

Guvernatori Rexhepi ka falënderuar z.Mersch për vizitën që po i bën BQK-së, si dhe për përkrahjen dhe mbështetjen që Luksemburgu, i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Kosovës. Guvernatori i Bankës Qendrore të Luksemburgut z.Mersh shfaqi gatishmërinë e tij që ta ndihmojë BQK-në, në fusha të ndryshme , si në trajnime të stafit dhe në specializime të kuadrove në fushën bankare në Universitetin e Luksemburgut. Të dy guvernatorët u dakorduan po ashtu edhe për mundësinë e zgjerimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit, si dhe për shkëmbimin e përvojave në të ardhmen.

Gjatë prononcimit të tij para medieve z.Mersh, ka përgëzuar Kosovën për anëtarësimin e saj në mekanizmat më të lartë institucional siç janë FMN-ja dhe BB-ja . Gjatë vizitës së tij në Kosovë z. Mersh i shoqëruar edhe nga guvernatori Rexhepi, ka zhvilluar një takim me ministrin e Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë e Kosovës, z. Ahmet Shala.