Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
20/09/2023
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka mirëpritur në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare znj. Nora Hasani.
Guvernatori e falënderoi znj. Hasani për punën dhe kontributin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare në mbështetje të ekonomisë së Kosovës.
Në takim u diskutua lidhur me përmirësimin e kornizës ligjore, mundësitë për rritjen e investimeve të huaja në ekonominë e Kosovës, rritjen e qasjes në shërbimet financiare dhe çështje tjera që lidhen me objektivat e BQK-së.
Në takim u konkludua se bashkëpunimi ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare do të rritet në të ardhmen në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara