Guvernatori i BQK-së z.Hashim Rexhepi po merr pjesë në Forumin e 6-të Ekonomik të Vjenës

10/11/2009

Më ftesë të Bordit të Forumit Ekonomik të Vjenës, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Hashim Rexhepi po merr pjesë në punimet e këtij Forumi, respektivisht në sesionin e tretë( 10 nëntor )  – sesioni i guvernatorëve dhe bankierëve.

Në këto punime janë duke marrë pjesë guvernatorët e bankave qendrore të rajonit dhe të disa vendeve të BE-së. Temë e diskutimeve në këtë Forum përpos tjerave, janë çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë më sektorin financiar .