Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
10/10/2018
Një delegacion i lartë i Republikës së Kosovës i përbërë nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Ministri i Financave, Bedri Hamza po marrin pjesë në takimet rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, që po mbahet në Bali të Indonezisë.
Delegacioni i Kosovës do të marrë pjesë në seancat e rregullta plenare të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore. Guvernatori Mehmeti dhe Ministri Hamza do të takohen me zyrtarë të lartë menaxhues të FMN-së dhe të Bankës Botërore.
Gjithashtu, në kuadër takimeve vjetore të FMN-së do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mes Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Guvernatorit të Bankës Qendrore të Turqisë, Murat Çetinkaya. Takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Bali të Indonezisë do të përmbyllen më 14 tetor 2018.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara