Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
30/08/2023
Në takim u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme brenda mandatit të dy institucioneve, duke përfshirë: qeverisjen koorporative, bashkëpunimin dhe përfaqësimin ndërkombëtar, financimin e projekteve në vend, pikëpamjet për draftin e ligjit për institucionet mikrofinanciare, gjithëpërfshirjen financiare dhe financimin e qëndrueshëm.
Të dy palët u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin në çështjet e diskutuara, me fokus në fushat prioritare në pajtim me objektivat e përbashkëta.
Në fund Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e BQK-së ndaj z. Perani për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që Korporata Financiare Ndërkombëtare (pjesë e Grupit të Bankës Botërore) i ka ofruar BQK-së, sektorit financiar dhe ekonomisë së vendit.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara