Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
13/11/2023
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili së bashku me Zëvendësguvernatorin Dardan Fusha, priti në takim drejtuesit e institucioneve financiare jobankare, ku diskutuan lidhur me zhvillimet, sfidat dhe perspektivën e zhvillimit të tregut, me fokus në kujdesin e duhur, rreziqet dhe aspektet e mbikëqyrjes.
Fokus në takim iu dha nevojës për rritjen e cilësisë, digjitalizimit të shërbimeve të pagesave, shtimit të përdorimit të kartelave, reformimit dhe avancimit të sistemit të pagesave, si një ndër objektivat e BQK-së.
Avancimi i kornizës ligjore dhe rregullative dhe krijimin e modelit të biznesit me qëllim të ofrimit të produkteve inovative në shërbim të qytetarëve, me qëllim të përfshirjes financiare, konkurrueshmërisë dhe efikasitetit.
Drejtuesit e BQK-së përcollën mesazhet kryesore dhe pritjet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës nga institucionet financiare jobankare, që lidhen me ofrimin dhe digjitalizimin e shërbimit të pagesave në dobi të klientëve, në respektim të legjislacionit, stabilitetit financiar dhe mbështetjes së ekonomisë, si objektiva të BQK-së.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara