Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
08/12/2023
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka takuar Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti.
Në këtë takim është diskutuar për koordinimin e çështjeve të anëtarësimeve të Republikës së Kosovës në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë financiare, ku pjesëmarrja është e përbashkët.
Pjesë e diskutimit ishin edhe sfidat dhe mundësitë për anëtarësimin në Kartonin e Gjelbër për automjete dhe pengesa për listim të vendit tonë në platformat botërore të pagesave.
Bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional është i nevojshëm për një qasje të unifikuar dhe në nivel shtetëror, përfshirë edhe çështjet protokollare.
Në fund, Guvernatori Ismaili dhe Zëvendësministri Ahmeti u dakorduan që të rritin bashkëpunimin ndërmjet dy ekipeve në nivel profesional dhe të vazhdueshëm.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara