Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
16/12/2021
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, Çagri Sakar.
Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Ambasadorin me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, masat e ndërmarra nga ana e BQK-së, që nga fillimi i pandemisë gjë që ka ndikuar që ky sektor të mbetet stabil dhe likuid, si dhe i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë qytetarët dhe ekonominë e vendit për të kaluar situatën me pandeminë në të cilën gjendet edhe vendi ynë.
Guvernatori falënderoi shtetin e Turqisë për ndihmën dhënë Kosovës dhe për bashkëpunimin, si dhe projektet e realizuara deri më tani, derisa shprehu gatishmërinë dhe interesimin që bashkëpunimi të avancojë tutje.
Nga ana tjetër, Ambasadori Sakar vlerësoi lart të arriturat e sistemit financiar të Kosovës dhe shprehu përkushtimin për angazhim në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara