Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
05/11/2019
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl.
Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin norvegjez me zhvillimet e fundit ekomomike, me theks të veçantë në sektorin financiar të vendit dhe atë bankar.
Guvernatori Mehmeti tha se ky sektor po vazhdon të performojë mirë dhe me rritje të aktivitetit të tij duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit. Gjithashtu theksoi se edhe sektori i sigurimeve, fondeve pensionale, institucioneve mikrofinanciare dhe i institucioneve financiare jobankare janë karakterizuar me performancë pozitive.
Nga ana tjetër, Ambasadori Jens Erik Grøndahl vlerësoi lart punën dhe angazhimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për të mbajtur stabil të gjithë sektorin financiar, si dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të BQK-së.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara