Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
10/09/2018
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Drejtorin aktual të Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, me seli në Sofje, Jean Marie Demange, drejtoreshën në ardhje Florence Dobelle dhe atasheun për bashpëpunim në Ambasadën e Francës në Kosovë, Joseph Giustiniani. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në sistemin financiar të Republikës së Kosovës dhe rolin e tij në mbështetje të zhvillimit dhe stabilitetit të ekonomisë së vendit.
Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka njoftuar të pranishmit se sistemi financiar i Kosovës po vazhdon të rrisë aktivitetin e tij dhe në të njëjtën kohë të ruajë shkallën e lartë të qëndrueshmërisë, duke shërbyer kështu si një promotor i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vend.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Zyrës Rajonale të Thesarit Francez kanë shprehur gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe rolin e tyre në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara