Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
12/07/2019
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, të përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv, Arian Zeka, Kujtim Gjevori dhe Ardian Hoxha.
Duke shprehur falënderimin për vizitën në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Guvernatori Mehmeti ka njoftuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane për zhvillimet e fundit në sektorin financiar të vendit, në veçanti në sektorin bankar, i cili vazhdon të performojë mirë, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane shprehën nevojën për rritje të mëtejme të përkrahjes nga ana e sektorit bankar për sektorin privat dhe lehtësim të qasjes në financa, veçanërisht për sektorët me projekte zhvillimore, të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara