Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
26/02/2019
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë vizitës në Shkup, ka takuar Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Guvernatori Mehmeti e ka informuar z. Xhaferi lidhur me zhvillimet në ekonominë dhe veçanërisht në sistemin financiar të Republikës së Kosovës, duke potencuar stabilitetin makroekonomik dhe rolin e rëndësishëm të sistemit financiar në mbështetjen e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë së vendit.
Po ashtu, Guvernatori Mehmeti vlerësoi lart bashkëpunimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës me Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehi përkushtimin e tij për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit, në të gjitha fushat e nevojshme për avancimin e veprimtarisë së bankave qendrore.
Nga ana tjetër, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut falënderoi Guvernatorin Mehmeti për vizitën dhe e përgëzoi për punën e mirë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në sigurimin e një sistemi financiar stabil dhe në mbështetje të stabilitetit dhe zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara