17/09/2008
E enjte, 11 Shtator , 2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i komisionit, u shqyrtua Raporti i Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2007.
Gjatë shqyrtimit të kësaj pike ishte i pranishëm edhe Hashim Rexhepi, guvernator i Bankës Qendrore me bashkëpunëtorë, i cili njëherësh paraqiti në mënyrë të përmbledhur aspektet kryesore të punës së BQK-së.
Në debatin e gjerë u tha se Raporti, i cili tashmë iu ka shpërndarë të gjithë deputetëve, është hartuar mjaft mirë. Si i këtillë ai mund t’ iu shërbejë institucioneve dhe hulumtuesve për planet dhe ndërtimin e politikave të së ardhmes. Meqë Raporti është aprovuar nga ana e PSSP-së, sipas procedurave të mëhershme, Komisioni ishte i mendimit që çështja e një rishqyrtimi tjetër eventual të këtij Raporti në Kuvend, të jetë çështje e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
( Marrë nga përmbledhja e raportit të Kuvendit për aktivitetin e Komisionit për buxhet e financa më datën 11 shtator )