10/03/2009
Sot më 10 mars 2009 , Drejtuesit më të lartë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës mbajtën një konferencë me gazetarë .
Më këtë rast Guvernatori, z.Hashim Rexhepi mbajti një përmbledhje hyrëse lidhur më të arriturat, sfidat e BQK-së gjatë vitit 2008 si dhe dhe për objektivat shumta që pritet ta karakterizojnë BQK-në vitit 2009. Për më shumë kliko : Prezentimi i Guvernatorit Rexhepi
Ndërsa zv. Guvernatori z. Gani Gerguri shtjelloj zhvillimet kryesore që kanë karakterizuar operacionet e BQK-së, investimet, sistemet e pagesave dhe statistikat financiare. Për më shumë kliko : Funksionet bankare qendrore
Ndërkohë zv. Guvernatori z. Nexhat Kryeziu, foli për përformancën e sistemit financiar (struktura, ndryshimet dhe zhvillimet kyçe në sistemin financiar, kapitalizimi i bankave, trendi i depozitave dhe kredive, likuiditeti, menaxhimi i riskut kreditor dhe performimi i kredive). Zhvillimet në industrinë e sigurimeve (rritja e primit, dëmet dhe solvenca) si dhe për Trustin Pensional të Kosovës dhe veprimet e ndërmarra nga ana e BQK-së.
Për më shumë kliko : Mbikëqyrja e Institucioneve Financiare (01 Janar – 31 dhjetor 2008)
Në përfundim Guvernatori Rexhepi u përgjigj në pyetjet e gazetarëve .