29/01/2010
Më 29 janar 2010 në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës është mbajtur një konferencë me gazetarë për të arriturat e BQK-së për vitin 2009.
Në fjalën hyrëse Guvernatori Rexhepi theksoi se viti që lamë pas ishte sfidues për shkak të krizës globale financiare, por ai gjithashtu theksoi se roli i BQK-së në këtë periudhë ka qenë vendimtar në ruajtjen e stabilitetit financiar e cila rezultoi me një vit të suksesshëm për BQK-në.
BQK ka krijuar një ambient të sigurt për operim, duke ushtruar në radhë të parë me përgjegjësi funksionet që me ligj i janë dhanë BQK-së, dhe në veçanti funksionin e mbikëqyrjes nga afër të funksionimit të institucioneve të cilat mbikëqyren nga BQK-ja.
BQK-ja për të menaxhuar situatën në nivel të duhur, përball paraqitjes së situatës së krizës, ka marrë veprimet e nevojshme në mënyrë që, efektet e krizës të jenë sa më pak të reflektueshme në sistemin financiar të Kosovës. Si rezultat është krijuar një komision nga personeli i lartë i BQK-së, i cili në kontinuitet ka përcjell dhe ka marrë veprime të caktuara në mënyrë që sistemi financiar i Kosovës të jetë i sigurt dhe funksional dhe në përputhje me standardet më të avancuara.
Gjithashtu, për shkak të krizës globale financiare vitin e kaluar është nënshkruar një memorandum i mirëkuptimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, për themelimin e komitet kombëtar për stabilitet financiar dhe menaxhim të efekteve të krizës. Ky komitet është takuar në vazhdimësi, ka monitoruar proceset dhe ka vlerësuar situatat, por që fatmirësisht nuk është paraqit nevoja për ndonjë intervenim për shkak se institucionet financiare nuk kanë pas nevojë për një gjë të tillë.
Guvernatori më pas theksoi se të arriturat e BQK-së vitin që lamë pas e kanë karakterizuar dy momente të veçanta; anëtarësimi në FMN dhe ai në Bankën Botërore. Guvernatori gjithashtu përmendi se roli ynë në përmbushjen e standardeve dhe sfidave nga Raporti i Progresit për vitin 2008 dhe 2009 ka qenë shumë aktiv dhe se nuk ka qenë e rastësishme që raporti i Komisionit Evropian për vitin 2009 ka qenë pozitiv për sistemin financiar dhe BQK-në.
Z. Rexhepi përmendi se komiteti menaxhues i BQK-së ka bërë një vlerësim të planit të biznesit dhe ka arritur në përfundim se implementimi i tij ka qenë i suksesshëm, duke shtuar se BQK-ja ka hartuar një plan strategjik për periudhën 2010-2015 e cila konsiston nga 5 qëllime strategjike:
Në fund Guvernatori Rexhepi përmendi edhe objektivat për vitin 2010: standardizimin dhe harmonizimin e legjislacionit me direktivat e Bashkimit Evropian, angazhimin e BQK-së për anëtarësim në organizatën e SWIFT-it dhe në Byronë e Kartonit të Gjelbër, thellimi i bashkëpunimit profesional i BQK-së me institucionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare, lëvizja drejt implementimit të standardeve të BASEL II për mbikëqyrje bankare dhe Solvencës II për mbikëqyrjen e kompanive të sigurimit, fillimi i implementimit të skemës së sigurimit të depozitave në Kosovë, implementimi në pajtim me planin strategjik të sistemit të ri të sistemit të pagesave në Kosovë, ngritja e profesionalizmit dhe kapaciteteve të personelit të BQK-së dhe në fund edhe rritja e transparencës dhe informimit të publikut për sektorin financiar dhe të zhvillimit ekonomik në përgjithësi.
Më pas Guvernatori i dha fjalën kryeekonomistit për t’i prezantuar zhvillimet kryesore ekonomike në sektorët real, fiskal, të jashtëm dhe financiar të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast kryeekonomisti, z. Valentin Toçi, i paraqiti në detaje zhvillimet e fundit të sektorëve të ndryshëm të cilët mund t’i gjeni këtu.
Krejt në fund është ndarë një kohë për parashtrim të pyetjeve nga ana e gazetarëve për fushat të ndryshme me interes.