31/10/2020
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të edukimit financiar dhe me qëllim të shënimit të Ditës Botërore të Kursimeve, fton nxënësit e klasave VI deri IX të shkollave fillore të Kosovës, të marrin pjesë në konkursin për Esenë më të mirë për kursimet.
Motoja e Ditës Botërore të Kursimeve për 2020 është: “Me kursime të vogla për qëllime të mëdha”.
Kriteret e konkursit
Punimet tuaja mund t’i dërgoni vetëm përmes postës elektronike në adresën: info@env2.bqk-kos.org
Në subjekt shënoni: “Konkursi për ese”
Mos harroni të shënoni :
- Emrin dhe mbiemrin;
- Emri i shkollës (klasa/ viti/ komuna/ fshati/ qyteti);
- Emri dhe mbiemri i prindit/kujdestarit si dhe adresa e banimit;
- Numri kontaktues i prindit/ kujdestarit/ mësuesit/ profesorit.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve 30 nëntor 2020
10 punimet më të mira do të shpërblehen si më poshtë:
Çmimi i I- 200 euro,
Çmimi i II -150 euro,
Çmimi i III-100 euro, ndërsa
Çmimet prej IV-X me nga 50 euro.
Punimet e përzgjedhura si punime fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.
Të interesuarit, për informata shtesë, mund t’i drejtohen faqes zyrtare të BQK-së www.env2.bqk-kos.org, platformës së BQK-së për Edukim Financiar http://edukimifinanciar.org ose mund të na kontaktojnë me email në info@env2.bqk-kos.org. Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së Eseve më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues. Suksese!