Memorandumi i Mirëkuptimit BRSA – AQBK

13/05/2008

Të hënën më 12 maj 2008 në ora 10:00 në ndërtesën e Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Agjencisë së Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare – BRSA-së të Turqisë dhe Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës.

Z. Tevfik Bilgin kryetarë i BRSA-së dhe njëherit kryesues i delegacionit katër anëtarësh do të jetë nënshkrues i këtij Memorandumi ndërsa Drejtori i Përgjithshëm z. Hashim Rexhepi do firmos në emër të AQBK-së
Pra, vazhdës së nënshkrimeve të memorandumeve me institucionet financiare të rajonit siç janë; Memorandumi i Mirëkuptimit me Bankën e Shqipërisë, Memorandumi me Byronë Kombëtarë të Maqedonisë, Byronë Kroate të Sigurimit si dhe me Bankën Sllovene, AQBK-së tani i është bashkëngjitur edhe nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me Agjencinë e Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare – BRSA-në e Turqisë.

BRSA-ja nga Turqia është entitet publik legal me një autonomi administrative dhe financiare e cila është përgjegjëse për ruajtjen e të drejtave të depozitarëve, sigurimin e operimit të bankave në mënyrë të shëndetshme dhe efektive si dhe sigurimin e funksionimit efikas të sistemit kreditor.

Me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të BRSA-së Turke dhe AQBK-së të Kosovës të bazuar në dokumentin e “Komitetit të Baselit” të vitit 1997 është arritur qëllimi parësor që ka të bëjë me  themelimin e bashkëpunimit në mes të autoriteteve përkatëse në mënyrë që më lehtë të arrihet efikasiteti i mbikëqyrjes bankare. Kjo mbikëqyrje arrihet me një shkëmbim të informatave të shumanshme duke filluar nga  zhvillimi i sistemeve bankare të palëve nënshkruese për të vazhduar edhe me këshilldhënien mbi garancinë e skemës depozituese e deri te njoftimi i hapjes së  bankave të reja në shtetet përkatëse.